Ndryshon radhitja, ja kush është tani personi më i pasur në botë

Elon Musk tani është personi më i pasur në botë, duke e tejkaluar pronarin e ‘Amazon’ Jeff Bezos.

Shefi Ekzekutiv i Tesla dhe Spaxe X vlerësohet në 181 miliardë dollarë, 3 herë më shumë se pronari i Amazon Jeff Bezos. Sipas bursës së Wall Street, Musk është rritur me 4.37%, shifër që e ngjit në krye të më të pasurve të planetit.

Bloomberg, bën me dije se pasuria neto e inxhinierit të lindur në Afrikën e Jugut ishte 188.5 miliardë dollarë, 1.5 miliard dollarë më shumë se Bezos, i cili ka mbajtur vendin e parë që nga tetori i vitit 2017. Si zyrtar kryesor ekzekutiv i SpaceX, Musk është gjithashtu një rival i Bezos, pronarit të Blue Origin LLC, në garën private të hapësirës. Gjatë vitit të kaluar, vlera e tij neto u rrit me më shumë se 150 miliardë dollarë.

500 njerëzit më të pasur të botës shtuan një rekord prej 1.8 trilionë në pasurinë e tyre në vitin e kaluar, ekuivalente me një rritje prej 31%.