Ndryshojnë rregullat për kalimin në pikat kufitare me shtetin fqinj! Policia bën njoftimin me rëndësi

Të tjera rregulla bëhen me dije se janë vendosur për të kaluar nga Dogana e Muriqanit dhe Hani të Hotit. Sipas njoftimit më të fundit tani më nuk është e detyrueshme për të pasur një biletë avioni apo hotel të pronotuar, mjafton tamponi negativ COVID. Njoftimi është dhënë nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

“Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan: Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00”, njofton Drejtoria Vendore e Kufirit.