Ndryshimet kushtetuese, juristi i njohur zbërthen prapaskenat dhe bën deklaratën e fortë: Ky është qëllimi i palëve

Juristi Sokol Hazizaj ka komentuar ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet. “Ky është një diskutim që nuk ka më vlerë, sepse është jashtë parashikimeve të marrëveshjes për marrëveshjen më 5 qershor. Sot nuk ka më diskutim për të drejtën e qytetarit shqiptar për t’u shprehur votën e tij ndaj klasës politike. Sot ndryshimi diskuton të drejtën që kanë partitë politike, në koalicion apo jo, për të rrëmbyer votën e qytetarit”, tha Hazizaj.

Po ashtu, juristi shtoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, qoftë edhe për koalicionet, deri më tani janë ndryshuar disa herë nga të njëjtët persona.

Hazizaj për Abc Neës: “Teknikisht, formalisht, në ndryshimet e kodit Zgjedhor, do shihni se dispozitatat respektive të Kodit, për koalicionet, për mënyrën e trajtimit të votës, ka ndryshuar disa herë nga të njejtët syresh. Kjo do të thotë se ende nuk është kolauduar midis politikes mënyra më e qetë për të rrëmbyer votën.”

I pyetur nëse kjo situatë mund të quhet një Grusht Shteti, Hazizaj shpjegoi se ligjbërësit kanë krijuar situata “të kotësive”. Ndërsa vuri në dukje se jemi një vend që s’ka më gjyqe e gjykata.

Po ashtu, juristi theksoi se këto ndryshime nuk i bëjnë më të ndershme zgjedhjet.

Hazizaj: “Edhe reforma zgjedhore, nëse do pranohet si e tillë, me këto lista që janë qesharake, e shpjegoi qartë zoti Skënderi, sa kohë në subjektet politike mungon demokracia e brendshme..”

Sipas tij, është absurde që të mendosh “që të njëjtin njerëz të bëjnë ndryshime në favor të votuesve.”