Ndryshim në “përputhen”, do befasoheni kush do jetë opinionist, ndodh për herë të parë

Tashmë është fakt i ditur që “Përputhen” është një format shumë i ndjekur nga publiku shqiptar, gjë që ka shtyrë produksionin e programit të mendojë për mënyra si mund ta bëjë më interesant përgjatë javëve. Me nisjen e 2021, emisionit ju shtua edhe formati “Prime”, i cili transmetohet ditën e dielë dhe ku komentohen ngjarjet e javës jo nga 1 por 3 opinionistë, zbulohen sekrete dhe jepen vendime të rëndësishme.

Në “Prime”, javët e fundit kemi parë si opinionistë krah Arjan Konomit, Fatma Haxhaliun me fillimisht Meridian Ramçajn dhe më pas Elona Duron. Tani duket se opinionistët do të ndryshojnë sërish, gjë që në fakt është menduar që në fillim nga autorja e programit, duke shfrytëzuar kështu rotacionin e tyre për më shumë dinamikë dhe mendim ndryshe.

Çka është e veçantë këtë radhë është se në rolin e opinionistit do të vijë një pastor. Burime për “News31” pohojnë se ai do të jetë bashkë me Elona Duron këtë të dielë në “Prime”, ndërsa do të jetë hera e parë që do të shohim një pastor në një emision “dating”. Emri nuk bëhet ende me dije.