Ndryshim drastik i motit në vijim! Po vijnë masa të fuqishme ajrore

Anticikloni i fuqishëm në Evropen verilindore dhe lindore së bashku me masat ajrore me presion të lartë atmosferik në Afrikën veriore do ti bashkojnë forcat ditëve të ardhshme për të krijuar një sistem të fuqishëm ajror me presion të lartë atmosferik mbi Evropë apo një anticiklon.

Anticikloni do të na sjellë shumë ditë pa reshje atmosferike dhe me ngritje graduale të temperaturave. Me ngritjen e temperaturave do të vijë deri te shkrirja e borës. Borë do të mbetet vetëm në viset e larta malore. Megjithatë në disa vise bora do të shkrihet gradualisht sepse nuk priten ngritje të menjëheshme të temperaturave.

Sidoqoftë gjatë ditëve të ardhshme na pret dominim i plotë i masave të thata ajrore antciklonike. Priten alternime të shpeshta mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, ndërsa javën tjetër ngritje të theksuara të temperaturave dhe do të përjetojmë një pranverë të hershme. Të shpresojmë që të mos zgjohet vegjetacioni sepse gjatë Marsit sigurisht mund të ketë fronte të ftohta arktike të cilat do të mund të shkaktonin dëme të konsiderueshme vegjetacionit të hershëm.