Ndoka me deklaratën: I vetmi lajm pozitiv është shkarkimi i Ramës si ministër i jashtëm

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka komentoi ndryshimet e fundit në qeveri.

Ai tha se i vetmi lajm pozitiv është shkarkimi i Ramës si ministër i jashtëm, ndërsa lëvizjet e tjera janë manovra elektorale të tij.

“I vetmi lajm pozitiv është shkarkimi i Ramës si ministër i jashtëm, që e kishte kapur peng dhe atë ministri. Ndërsa lëvizjet e tjera janë thjesht më tepër manovra elektorale të Ramës dhe po përpiqet që me këto aktivizime të punojë në përmirësimin e imazhit të tij të rrënuar për hir të realitetit. Nuk kanë një efekt në qeverisje apo në mirëqeverisje apo se ishin lëvizje të spikatura. Në njëfarë mënyre për të lëvizur dhe ato personazhe që nuk i hynin në punë përsa i takon zgjedhjeve. Pra të dy ato emra që i mori nga Kosova nëpërmjet Batonit i hodhi në rrugë. I detyroi që të jepnin dorëheqjen. Pra e mbylli me një lloj demagogjie edhe atë pjesën që u përpoq ta shiste si patriotizëm të madh”, tha ai.