Ndodh për herë të parë, Rama shfaqet në krah të Blendi Fevziut dhe bën njoftimin e papritur (FOTO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në një mënyrë krejt të veçantë. Teksa iu ka uruar gjithë shqiptarëve një ditë sa më të paqme në këtë vigjilje të Krishtlindjeve, bën të ditur se mbrëmjen e sotme do të japë një intervistë ndryshe për Blendi Fevziun.

“MIRËMËNGJES, dhe duke ju uruar një ditë sa më të paqme në vigjiljen e natës së bekuar të Krishtlindjeve, ju ftoj të ndiqni sonte në mbrëmje intervistën time të parë paqësore me Blendi Fevziun qysh nga shekulli i kaluar”, shkruan kryeministri Rama.