Ndodh në emisionin e Rudina Magjistarit, e ftuara kërcënon me largim nga studioja, ja çfarë ndodhi

Në emisionin “Rudina” këtë të shtunë është diskutuar lidhur me ligjin e ri për dhunën në familje. Të ftuara në studio ishin Sevim Arbana, kryetare e shoqatës “Në dobi të gruas”, Denisa Daka, avokate dhe Almeida Xhaferi, psikologe klinike. Ndërkohë në një lidhje “Skype” ishte Altin Hazizaj, avokat dhe aktivist për të drejtat e fëmijëve.

Denisa Daka nuk ishte dakord me ndryshimet e fundit në ligj, por kjo ka hasur në debat nga të ftuarat e tjera të cilat e kanë ndërprerë dhe e kanë kundërshtuar. E gjendur në këtë situatë Daka ka kërcënuar me largim nga emisioni nëse ajo do të ndërpritej sërish.

Debati në studio

Daka: Unë konsideroj sukses ligji ne 2006-ës, ndërkohë që nuk i konsideroj të përshtatshme ndryshimet e reja.

Arbana: Po në vitin 2011? Më fal…

Daka: Të lutem nuk të ndërpreva..

Arbana: Jo jo, vetëm këtë.

Magjistari: Cili është ligji i vitit 2006?

Daka: Është ligjit themelor, në vitin 2006 doli për herë të parë, ligji për masat kundër dhunës në familje. Ai formatoi për mënyrën se si do procedohet në këto raste. Janë bërë disa ndryshime, unë do ndalem tek ndryshimet e fundit. Së pari ndryshimet në këtë ligj, diskriminojnë burrat, flitet për viktima gra, ndërkohë që dhunuesi nuk ka gjini. Ndërkohë gjatë punës sime të gjatë…

Arbana: Nuk është kështu.

Daka: Të lutem thamë që nuk do e ndërpresim njëri-tjetrin.

Arbana: Të jemi të saktë.

Daka: Dhunuesi…

Xhaferi: Dhunuesi përfshihet dhe nëse është i mitur, qoftë burrë apo grua.

Daka: Rudina nëse do më lesh hapësirën e duhur, unë kam ardhur për të dhënë fjalën time.

Arbana: Po nuk mund të themi gjëra…

Daka: Atëherë unë po dal nga studio fare dhe kaq. Jo kjo është dhunë, kjo është dhunë.

Arbana: Po jo me gënjeshtra.

Daka: Nuk mund të..

Magjistari: Denisa po këtu nuk ka asgjë për të reaguar…

Daka: Unë kam ardhur të them mendimin tim.

Magjistari: Lëreni Denisën të flasë.

YOU MAY LIKEMgid

7 Universities Where Getting An Education Costs A Hefty Penny
BRAINBERRIES