Ndodh ajo që nuk pritej! Ministri Bledi Çuçi sherr me kryetarin e LSI-së

Gjatë një vizite elektorale me banorët e fshatit në Izvor të Memaliaj, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka pasur një përplasje verbale me kreun e LSI-së Yzeir Malkaj.

Kryetari i LSI-së në fshatin Izvor, ka shkuar në takim si qytetar dhe ka marrë fjalën për të shprehur opinionet e tij në lidhje me situatën në fshat, por në atë moment ka ndërhyrë kryetari i Bashkisë Memaliaj, duke i hequr fjalën dhe duke e cilësuar si të “LSI-së”.

Kjo ka çuar në nisjen e debatit verbal mes ministrit dhe Yzeir Malkaj.