Ndërtimi i spitalit rajonal në Fier nga Presidenti Erdogan, banorët kundërshtojnë projektin, ja arsyeja

Gjatë vizitës së tij në Turqi, Presidenti Recep Taypp Erdogan i premtoi kryeministrit tonë se do të ndërtonte spitalin rajonal në Fier brenda 3 muajsh dhe të gjithë u lumturuan nga fakt. Teksa Rama ka vizituar Fierin për të ndjekur punimet për këtë projekt, sot zbulohet se janë 10 familje që e kanë kundërshtuar atë duke mos lejuar vazhdimin e punimit në këto toka.

Këta banorë deklaruan për Top Channel se nuk janë dakord me çmimin prej 260 lekësh për metër katror. Nga ana tjetër Edi Rama u shpreh se më 7 prill spitali rajonal i Fierit do të jetë gati. Gjithashtu ai shtoi se ky spital do të administrohet nga një staf turk e mës kompetencat do t’i kalohen drejtuesve shqiptarë./Source.al