Ndërkombërarët hidhen kundër Berishës si armiku kryesor i reformës në drejtësi, çfarë do të bëjë Basha?

Duket se ndëkombëtarët janë krejtësisht kundër kandidimit të Sali Berishës si deputet në Parlamentin e ri dhe këtë gjë ja kanë shprehur së fundmi edhe Lulzim Bashës.

Pak ditë më parë amerikanët bënë të ditur se të gjithë zyrtarët e qeverisë që janë në listën e zezë si të korruptuar do t’u bllokohet viza për në SHBA dhe këtu përfshihet edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkombëtarët, të përfaqësuar nga ambasadorja Yuri Kim, bënë një takim me Lulzim Bashën duke i kërkuar që të distancohen nga Berisha pse jo dhe jashtë parlamentit sidomos tani që vendi është në prag të zgjedhjeve.

Ata e kanë konsideruar Berishën si armiku numër 1 i reformës në drejtësi dhe i frikësohen faktit që shqiptarët mund të mos votojnë PD-në për shkak të Sali Berishës.

Pas dy reagimeve shumë të ashpra ndaj Sali Berishës (për protestat e dhunshme dhe sulmet ndaj kryetares së KPK), SHBA në fundjavë lëshoi një mesazh të fortë, i cili duket se është kambanë alarmi për ish-kryeministrin.

Ambasadorja gjatë një takimi me kreun e KQZ, kërkoi nga krerët politikë që të lënë jashtë listave të gjithë ata që kanë hyrë në listën e zezë të SHBA. Ambasadorja përmendi rastet e publikuara nga Departamenti i Shtetit, ndërkohë që kemi dhe disa emra të cilët nuk janë “damkosur” nga DASH, por thuhet se u është bllokuar viza nga ambasada e SHBA në Tiranë.

I tillë është dhe rasti i ish-kryeministrit Berisha, i cili është akuzuar nga kryeministri Rama se nuk udhëton dot në SHBA. “Sali, ABI Bank është një bankë, e cila monitorohet drejtpërdrejt nga Enti Rregullator i Bankave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do të më lejonin ta kapërceja më oqeanin. Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali, ti e kapërcen dot oqeanin po të duash?

Hajde përgjigju. Më bëre një pyetje të drejtpërdrejtë. Ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejtë për të të bërë një pyetje të drejtpërdrejtë. Ti, po të duash, e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt që unë nuk do e kapërceja dot oqeanin e jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë, me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë nuk kam mundësi të kërkoj diçka të tillë”, tha Rama në 2019 gjatë një debati në Parlament me Berishën.

Nëse vërtet SHBA kërkon që ata që janë në listën e zezë nuk duhet të jenë as deputetë, atëherë rrezikon dhe Berisha./Source.al