Ndalohet muzika pas orës 20:00 në klubet e natës, Silva Bino zbulon arsyen pse u mor ky vendim

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka sqaruar vendimin e ministrisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në klabet e natës dhe restorante.

Bino sqaroi se masat e marra së fundi janë që të shmangen në mënyrë maksimale grumbullimet, pasi siç u shpreh ajo, jemi në një situatë jo fort të favorshme sa i përket krizës së koronavirusit.

E pyetur se çfarë ndikimi ka ndalimi i muzikës pas orës 20.00 të darkës, Bino shpjegoi se si shembull janë marrë edhe eksperiencat e vendeve të tjera, që mund të kenë ndaluar konsumimin e alkoolit, apo mund të kenë vendosur kufizime jo të drejtpërdrejta me grumbullimet, por që shkaktojnë grumbullime.

Pra edhe ndalimi i muzikës është po ashtu, një mënyrë për të evituar çdo grumbullim të mundshëm të njerëzve.