Ndahet nga jeta profesori dhe mjeku i njohur shqiptar, Erion Dasho jep lajmin e hidhur

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dhënë një lajm të hidhur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dasho njofton se ka humbur jetën nga COVID-19 profesori Feçor Agaçi.

“Sot u nda nga jeta Prof. Feçor Agaçi, mjeku i përkushtuar, profesori i drejtë dhe i ndershëm i Fakultetit të Mjeksisë. Për mua edhe miku më i ngushtë i fëmijërisë së babait tim.

Të qoftë dheu i lehtë, i dashur profesor! Qofsh i kujtuar jo vetëm nga familjarët e miqtë e tu, por edhe nga mijëra pacientët për të cilët u kujdese dhe qindra mjekët e rinj që mësove”, shkruan Dasho.

Sot u nda nga jeta Prof. Feçor Agaçi, mjeku i përkushtuar, profesori i drejtë dhe i ndershëm i Fakultetit të Mjeksisë….

Posted by Erion Dasho on Wednesday, 18 November 2020