Ndahet nga jeta parakohe ish-deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, gazetari i njohur jep lajmin e hidhur

Një lajm i hidhur bëhet me dije nga gazetari Gjergj Marku, për vdekjen e parakohshme të ish-deputetit të Parlamentit të parë Pluralist të Shqipërisë, Ndue Totrraj.

Totrraj u nda nga jeta pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me sëmundjen e rëndë që e shoqëroi për disa vite, ndërsa ka qenë i kandiduar edhe disa herë si drejtues vendor në Bashkinë e Rrëshenit.

Gazetari shkruan se ish-deputeti ka lënë pas një artiste të talentuar siç është vajza e tij Rigelda, e cila është pjesë e ansamblit të Mirditës.

“Per te ngushelluar valltaren tone, per ndarjen nga jeta te babait te saj, ing. Ndue Totrraj!…

(GELDA, valltarja e talentuar dhe vajza e dashur per gjithe familjen tone artistike, (Ansamblin Mirdita), humbi sot prindin e saj te shtrenjte, babain, inxhinier Ndue Totrraj, pas nje beteje me semundjen e rende qe e ka shoqeruar prej disa viteve. Me gjithe sakrificen e madhe dhe stoicizmin e rralle per ta mposhtur te keqen deri ne dekikun e fundit, optimizmin e tij dhe te familjes, nuk arriti tia dale dot, per tu ndare nga jeta ne moshe te parakoheshme.

Ndue Totrraj, ben pjese tek plejada e shkelqyer e inxhiniereve me kontribute te spikatura ne mineralogjine e Mirdites, por dhe si intelektual dhe veprimtar shoqeror e politik. Ai ishte dhe deputet i Parlamentit te Pare Pluralist te Republikes se Shqiperise si dhe i kandiduar per drejtues vendor per bashkine e Rreshenit. Po ashtu me detyra si drejtues institucionesh vendore dhe rajonale.

Nderkohe, si drejtues i kultures, me duhet te them e te shpreh mirenjohje pa cak, per faktin se ai dhe familja e tij, na dhuruan nje artiste te talentuar te valles se Mirdites qe ne femijeri, Rigelden, e cila u be pjese e dashur e familjes sone te madhe artistike, si kercimtare dhe hokatare e kandshme, nje femije dhe vajze e re e devotshme, qe per idil kishte familjen dhe babain e saj te mrekullueshem.

Jemi pjesemarres me shpirt ne dhimbjen qe po perjeton familja, ndaj ngushellime te thella me besimin se do te dijne t’ia dalin per te qene me te forte, duke e patur busull orientimi shpirtin e tij te paepur e human, qe tash e tutje ndrit nga qielli per familjen, te aferm, miq e shoke, por dhe komunitetin qe e ka dashur dhe vleresuar si mirditas dinjitoz”, shkruan gazetari.