Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare gazetari i njohur shqiptar

Ka humbur jetën sot në moshën 52-vjeçare gazetari i njohur Kastriot Shehdadi. Shehdadi për shumë vite ka punuar si gazetar në disa media nga Kosova e Shqipëria. Shehdadi është dalluar për profesionalizëm dhe kontribut të pakursyer në përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve dhe shoqërisë sonë në pergjithësi.

Ai për gati 20 vjet ishte i angazhuar si Zyrtar për Informim në komunën e Gjakovës. Varrimi i të ndjerit Kastriot Shehdadi bëhet nesër, e merkurë në varrezat e qytetit ne Gjakovë.

Foto: