Ndahet nga jeta këngëtarja shqiptare, gazetari i njohur jep lajmin: U prehsh në paqe tezja ime e mrekullueshme

Është ndarë sot nga jeta këngëtarja lirike Vjollca Taja. Lajmin e hidhur e ka dhënë nipi i saj, gazetari sportiv Ervin Petraq Baku përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot, ndërroi jetë VJOLLCA TAJA, këngëtarja lirike brilante, një zonjë e randë, simbol i fisnikërisë, mirësisë, dashurisë, ndershmërisë, krenarisë, sakrificës, vetëmohimit!

U PREHSH NË PAQEN E MERITUAR TEZJA IME E MREKULLUESHME!”, shkruan gazetari.