Nano: Sali Berisha ishte i braktisur në këtë protestë, për sa kohë të jetë Rama

I ftuar në MCN TV, analisti Mustafa Nano ka komentuar zhvillimet sotme në vend. Në lidhje me protestën e organizuar nga Sali Berisha përballë kryeministrisë tha se ishte një protestë e vogël në terma numerik.

Ai deklaroi më tej se Berisha zgjodhi të rikthehet me një tezë nacionaliste sepse qëlloi vizita e Vuçiç, por sipas tij Berisha kur do e shpik arsyen e protestës nga hiçi.

“Protesta ishte e vogël me terma numerik madje u çudita pse se kanë pasuar Berishën në këtë protestë. Kjo la të kuptohej sipas Berishës se pjesëmarrja ishte e vogël si pasojë e një thirrje emergjente. Por vetëm Tirana do mjaftonte të bënte një protestë të madhe por mua më rezulton i braktisur sot. Ose qytetarët nuk kanë pasur interes për këtë protestë, ose Berisha këtë mbështetje ka. Mirëpo duke u identifikuar me të tilla protesta ai do etiketohet si një parti e djathtë ekstremiste.

Vizita e Vuçiç qëlloi, përkoi me momentin kur Berisha kishte nevojë për një protestë, por Berisha dhe kur nuk ka arsye e shpik nga hiçi arsyen për protestë kur do të protestojë. Ai duhet të jetë prezentë, Basha është prezent në parlament, Berisha është si forcë ekstra parlamentare, por mesa duket protagonizmin e vet do ja besojë këtyre formave”, tha Nano.

A e cënon kjo kundërshti projektin e Ballkanit të Hapur, Nano tha se “Sa kohë është Rama ai ka treguar se ai e beson këtë gjë dhe s’ka për ta lënë në mes këtë që ka nisur. Ballkani i hapur konvenohet nga një opinion nga të huajt ose ndryshimi i pushtetit gjëra që s’kanë për të ndodhur të paktën për momentin”.