Nano bën deklaratën e fortë për nevojën e bashkëpunimit mazhorancë-opozitë

Gazetari dhe moderatori i njohur Mustafa Nano ka dhënë një intervistë për “MCN” ku ka prekur një sërë pikash që lidhen me zhvillimiet e fundit politike dhe aktuale të vendit tonë.

Ai u shpreh se bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës është i domosdoshëm për zhvillimin e reformës në drejtësi por edhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

“Nuk besoj se integrimi ka rënë si kauzë, jemi në një proces vonesash por kjo mbetet në aspiratat e shqiptarëve. I gjithë ngërçi është për shkak të rregullave të BE. Lidhur me bashkëpunimin maxhorancë opozitë unë mendoj se duhet për një numër reformash që duhet të jenë produkt i negociatave maxhorancë opozitë si rregullat elektorale, çështja e presidentit dhe një numër të tjera reformash që edhe kur të ndërrohet pushteti të mos rrëzohen. Duhet të krijohet njëfarë bazamenti dhe në këtë kuptim bashkëpunimi është i nevojshëm. Të krijohet një mundësi për një ballafaqim civil që palët të shprehin ide dhe të bihet dakord për të arritur marrëveshje”, tha Nano.