Myslym Murrizi ‘shtanget’ nga deklarata e ish-kandidates për deputete të LSI-së

“Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë”. Kjo është thirrja që i bën të gjithë të larguarve nga LSI ditët dhe javët e fundit, ish-kandidatja për deputete e LSI në Elbasan ku kandidonte krah Monika Kryemadhi, si dhe drejtuese e LRI atje, Anisa Bahiti.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputeti Myslim Murrizi. Ai shkruan se kjo është e vërteta dhe realiteti i politikës prej 30 vitesh.

“Nuk ka deklarate me te sinqerte se kjo e ish kandidates per deputete te LSI

Kjo eshte e verteta dhe realiteti i politikes prej 30 vitesh

Kerkojne voten per te patur pushtet dhe pushtetin e duan per tu bere milionier duke vjedhur si grykesa

Edhe sa kohe Shqiptaret do votojne hajdute ordinere?????”, shkruan Murrizi.