Mustafaj zbulon me kë do të bëjë koalicion Vangjel Dule në zgjedhje

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i pyetur se me kë do shkojë PBDNJ, Mustafaj tha se nuk ka informacion, por beson se do të shkojë tek PD.

Ish ministri e ka një shpjegim për këtë.

“Unë e shoh më shumë te lista e PD. Për hir të faktit se sot në pushtet në Athinë është një anëtar i partisë popullore që PD ka bashkëpunim”, tha ai për abc news.