Mundohet të akuzojë Ramën por Berisha bie pre e postimit të tij: “Mediat publikojnë foto dhe tallen me rrugët e Edvin Hajdutit!

Ditët e fundit vendi ynë është përballur me një mot të vështirë që ka shkaktuar përmbytje të shumra dhe ka dëmtuar rrugë e banesa në shumë zona nga veriu në jug të Shqipërisë.

Problemet në infrastrukturë që moti ka sjellë kanë qenë epiqendra e lajmeve dhe kronikave të ndryshme në media ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka nxituar të akuzojë PS-në për këto problematika që kanë dalë në pah.

Ai ka postuar në Facebook foton e një rruge duke pretenduar të jenë prishur nga moti për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi qeveria. Por, në fakt kjo rrugë nuk ndodhet fare në Shqipëri.

“Mediat austriake publikojne foto dhe tallen me rruget e Edvin Hajdutit! Ato asfaltohen jashte çdo standarti duke duke hedhur asfalt shkel e shko mbi, kurse fondet e shtresave nen asfalt vidhen dhe ndahen me pushtetare! Kjo eshte nje foto e publikuar ne mediat austriake. Sb.” -thotë Berisha në postimin e tij ndërkohë që rruga nuk i përket vendit tonë.