Motra e saj në luftë për jetën me COVID-19, aktorja e njohur e revoltuar del me mesazhin e rëndësishëm: Një nga ju e bëri këtë gjë

COVID-19 ka prekur edhe motrën e aktores së njohur Sharon Stone. Lajmin e dha vet aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale ku jep edhe një mesazh të fortë.

Sharon Stone fajëson “njerëzit pa maskë” për infektimin e së motrës, e cila vuan gjithashtu nga sëmundja e Lupusit, e ndërsa virusi i kërcënon jetën, aktorja e famshme zgjedh që të japë mesazhe sensibilizuese virtualisht përmes profilit të saj zyrtar në Instagram.

“Motra ime Kelly, e cila ka lupus, tani ka edhe COVID-19. Kjo është dhoma e saj në spital. Një nga ju që nuk ka mbajtur maskë e bëri këtë”, shkroi aktorja e njohur, teksa bëri publike disa foto nga dhoma e spitalit të motrës së saj.

“Ajo nuk pati një sistem shëndetësor mbështetës. I vetmi vend ku shkoi ishte farmacia”, shkroi Stone.

“Nuk ka asnjë provë që tregon nëse jeni asimptomatik dhe ne kemi pesë ditë që presim për rezultatet. A mund të përballeni me gjithë këtë në një dhomë spitali, vetëm? Vendoseni maskën! Për veten dhe të tjerët. Ju lutemi”!, përfundon ajo.