Moti për nesër, mësoni çfarë kanë parashikuar sinoptikanët dhe sa pritet të shkojnë temperaturat

Nese keni bërë plane që nesër ta kaloni ditën buzë detit, mos u mendoni dy herë. Kjo sepse edhe parashikimi i sinoptikanëve favorizon planet tuaja në këtë ditë të enjte, 27 gusht 2020.

Shërbimi meteorologjik ushtarak njofton se dita e nesërme do të jetë me diell dhe temperaturat pritet të shkojë nga 30 në 36 gradë celsius.

“Ditën e enjte në vend parashikohet të mbizotërojnë masat ajrore të qendrueshme. Moti përgjithësisht, do të jetë me diell dhe vranësira të pakëta kalimtare.

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete, i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 17°C deri në 30°C

zonat e ulëta 18°C deri në 36°C

zonat bregdetare 21°C deri në 33°C

Ju urojmë të kaloni një pasdite të mbarë!” njofton SHMU