Moti nuk po e ndan mendjen, ja çfarë do ndodhë sot pasdite

Sipas MeteoAlb: Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në territorin shqiptar.

Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave lokale duke rrezikuar shira të përkohshëm në zonat veriore dhe jug-juglindje të vendit.

Mbrëmja rikthen kushtet e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të pa qëndrueshme do vijojnë të diktojnë vranësira, rrebeshe shiu dhe ministuhi ere në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit mbetet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.