Moti në Itali bën ndryshimin drastik: Stuhi, shi i rrëmbyeshëm dhe përmbytje

Mediat vendase raportojnë se ka mjaftuar 15 minuta stuhi që rrugët në Bolzano të mbushen ujë, dhe të jenë të pakalueshme për këmbësorët.

Vështirësi kanë hasur edhe automjetet, ku shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar. Ndërkohë, bimësia dhe të mbjellat në zonat përreth janë thuajse të shkatërruara.

Siç shihet edhe në video, trotuarët janë mbushur me ciopa akulli nga reshjet e shumta, ku nuk ka munguar edhe breshëri.