Moti merr kthesën e papritur, meteorogët tregojnë si do të mbyllet muaji shkurt

Kanë kaluar rreth 14 ditë që ka reshjet e dëborës që mbuluan disa qytete të Shqipërisë dhe në një farë mënyrë na hoqën mallin. Më shumti për banorët e kryeqytetit të cilët e shijuan shumë.

Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë pasi në vendin tonë mbizotëroi moti i kthjellët dhe me diell duke lënë pas atmosferën e dimrit. Meteorologia Lajda Porja zbuloi mëngjesin e ditës së sotme se moti do të marrë një kthesë deri në fund të muajit shkurt.

Nuk do të ketë më vranësira dhe reshje por një mot pranveror me temperatura që do të shkojnë deri në 21-22 gradë celsius.

“Reshje nuk pritet që të kemi gjatë kësaj jave. Kemi komplet një ndryshim të tablosë termike, pas një moti të acartë me temperatura deri në -16 gradë në zonat malore, aktualisht kemi temperatura jo më shumë se -3 dhe -4 në zona të veçanta, ndërsa në të gjithë ultësirën perëndimore do të kemi temperature pozitive. Kjo rritje e vlerave termike do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, dita e martë do shënojë temperature 19-20 gradë. Këto janë temperature tipike të pranverës dhe janë 4 gradë më të larta se normalja. Dita e premte doi të jetë dhe dita më e nxehtë e kësaj jave ku termometri do të shënojë 21 gradë madje 22 në disa zona. Shkurti pritet të mbyllet me temperature pranverore”, tha Lajda Porja.