Moti merr kthesën e madhe mesditën e sotme, ja si do lëvizin temperaturat në vendin tonë

Vranësira të dendura të cilat herë pas here sjellin reshje shiu e dëbore do dominojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Sipas MeteoAlb, mesdita dhe kryesisht mbrëmja sjellin intensifikim të reshjeve në territor. Reshjet do jenë kryesisht shi për shkak të rritjes së temperaturave.

Temperaturat e ajrit sërisht në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në 13°C.

Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.

Rajoni dhe Europa

Ishujt Britanikë dhe Europa Lindore paraqiten me kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas herëshme. NDERSA gjithë pjesa tjetër e kontinetit Europian mbetet me vranësira të dendura rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe reshje dëbore.

Kosova

Paraditja sjellë mot të vranët dhe reshje të izoluara në jugperëndim të Kosovës. Por mesdita sjellë intesifikim të reshjeve në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Paraditja mbetet me vranësira të dendura dhe reshje të izluara ë zonat kufitare me shqipërinë . NDERSA mesdita dhe pasditja sjellin reshje shiu e dëbore në të gjithë MV.