Moti merr kthesë, ja çfarë na pret nga e mërkura, përgatituni për…

Ditët e fundit vendi ynë është përballur me të ftohtin polar që solli reshje bore jo vetëm në veri por edhe në kryeqytetit në orët e vona të natës. Mirëpo duket se moti do të marrë një kthesë 360 gradë duke filluar nga dita e mërkurë.

Këtë e ka konfirmuar meterologia Adila Bani për “ABC News”. Ajo u shpreh se nga e mërkura pritet një rritje e ndjeshme të temperaturave të ajrit.

“Moti i kthjellët sjell temperatura të ulta gjatë dimrit duke bërë që në zonat malore mëngjesin e sotëm ka shënuar -2 gradë celcius. Presim rritje graduale nga mëngjesi i sotëm por me një gradë. E mërkura dhe në vijim sjell rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit jo vetëm në zonat malore por dhe në ato bregdetare duke bërë që një pjesë e mirë e territorit gjatë mesditës të kalojë në vlera pozitive gjatë të mërkurës.

E enjtja, e premtja dhe fundjava sjellin vlerat tipike të muajit janar ku në zonat malore termometri do të ngrihet në -3 apo -4 gradë ndërsa maksimumi fundjava sjell temperatura deri në 12 apo 13 gradë celcius por prezencë të reshjeve në territorin shqiptar. Presim që dita e mërkurë, e enjtja dhe fundjava të sjellë forcim të parametrave të erës. Shpejtësia e erës do të arrijë deri në 60 apo 65 km/orë duke sjellë dallgëzim 5 apo 6 ballë.” -tha ajo./Source.al