Moti bën kthesën e menjëhershme, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak jep parashikimin për javën e ardhshme

Ditët me diell të javëve të fundit, duket se do t’i lënë radhën ditëve me shi nga java e ardhshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën me dije se nga ditën e martë e deri mëngjesin e së mërkurës në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut.

Parashikimi nga SHMU:

Moti në javën që do të nisë do të pësojë ndryshim krahasuar me ditë të tëra plot diell. Kështu ditën e hënë kthjellimet e mëngjesit do ti lenë vendin dendësimit të vranësirave të cilat në pjesën bregdetare do të pasohen nga shi i dobët.

Ditën e martë e deri mëngjesin e së mërkurës në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut. Këto, do të jenë të intensitetit mesatar në mesditë deri në mbrëmje, ndërsa në pjesën bregdetare kryesisht në brigjet e Jonit në formën e shtrëngatave me rrufe. Në majat e maleve, kryesisht në verilindje reshjet do të kthehen në dëborë të përkohëshme.

Kjo situatë do të marrë kthesë të menjëhershme të enjten dhe të premten ku do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësirat kalimtare në zonat malore.

Sa i përket temperaturave do të pësojnë ndryshime të ndjeshme veçanërisht mëngjesin e së premtes. SHMU ju këshillon që çadrat deri në mes javë mos i lini në shtëpi, ndërsa në mëngjeset e së enjtes dhe të premtes duhet të përgatiteni për veshje dimërore!