“Mos Lul. S’mund të mohoni të vërtetën”, Baton Haxhiu ‘vë me shpatulla pas muri’ Lulzim Bashën dhe i nxjerr faktin tronditës

Kreu i PD Lulzim Basha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me akuzat ndaj tij. Gazetarët Baton Haxhiu dhe Lorenc Vangjeli e kanë pyetur Bashën nëse ka qenë në proceset gjyqësore kundër Fatmir Limajt dhe shoqëruesit të Ibrahim rugovës, por kryedemokrati e ka mohuar.

Baton Haxhiu: Duke qenë zyrtar i lartë ligjor, s’mund të mohoni të vërtetën se keni qenë në seancën e Fatmir Limajt, në hetimin e tij.

Basha: Është gënjeshtër e pastër kjo që po thua.

Haxhiu: Nuk thashë që ke bërë faj, Lul.

Basha: Nuk më komplekson dot. Është gënjeshtër e pastër kjo që po thua. Merre në tëlefon Fatmir Limajn.

Haxhiu: Mos, Lul, mos.

Basha: I ke me shkrim të gjitha. Si mund ta bësh këtë gënjeshtër të pacipë?

Haxhiu: Nuk ke bërë faj Lul.

Më pas ndërhyn gazetari Lorenc Vangjeli.

Vangjeli: Keni qenë përkthyes në Hagë në procesin e marrjes në pyetje të shoqëruesit të Rugovës?

Basha: E pashë në një gazetë qeveritare, nuk kam patur asnjë rol në pyetjen e presidentit Rugova.