“Mos luani rolin e virgjëreshave”, kryeministri Rama ia thotë troç opozitës parlamentare

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri i quajti ‘tap-topi’ deputetët e opozitës parlamentare.

Rama tha se e vetmja gjë që mund të bëhet nga opozita e re është të bashkohen me opozitën jashtë Kuvendit dhe të heqin tabelën e shumëzimit. Fjala e Ramës u prit me protestë nga deputeti Kujtim Gjuzi, i cili doli përpara për t’a ndërprerë, por u ul nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

“BE do të vendos që të japë një pjesë të fondeve për shkollat. Jemi nuk jemi në kantier. Në 26 nëntor do të hapim një numër jo të vogël shkollash, që do të jenë më të mëdha seç ishin dhe më të forta. Më të bukura seç ishin dhe s’do të kenë asnjë ndryshim në aspekt të infrastrukturës e logjistikës nga shkollat e BE-së. Në çdo pjesë të territorit të prekur nga ajo fatkeqësi, shtëpitë individuale po ndërtohen ditë për ditë. Ashtu si kundër që për herë të parë në këtë vend do të ndërtohen lagje të reja moderne dhe më të gjitha hapësirat e nevojshme përveçse me apartamente që do të jenë të një cilësie që nuk do të ketë dallim. Këto ndërtime, këto shtëpi, njësi tregtare të rindërtuara për ata që i humbën do të jepen falas. Ju kërkojeni nëpër eksperienca te tjera dhe hajdeni këtu dhe thoni se; kush e bën falas këtë?! Falas jo! Janë afro 30 mijë familje të prekura nga ajo fatkeqësi. Që nga ata që humbën shtëpinë fare dhe ata që nuk banojnë dot më. Ky vend ka pasur Zot, pasi asnjë nga ato familje nuk u lanë siç u lanë qytetarët në Shkodër. U desh që të vinim ne në pushtet që ata të merrnin lekët. 5-6 mln dollarë. Për mos të vazhduar këtu me kujtesën për të menduar se çfarë do të ndodhte kur të ishin ata në detyrë. Sikur të ishte virusi kur ishin ata në pushtet, pasi s’kishte ilaçe. Për mos të folur për invalidët, personat me aftësi të kufizuar. U lanë pa paguar 40 mln borxhe për atë më të dobëtit. Janë ata dhe shumë nga ju këtu jeni me ata. Unë e kuptoj se patjetër ka gjithmonë një kohë për t’u penduar dhe reflektuar e ndryshuar. E kuptoj se vetëm budallai se ndryshon mendimin kur e sheh se e ka të gabuar. E mirëpres çdo dalje këtu për t’u distancuar nga ne dhe nga ata. Patjetër! Por vetëm rolin e virgjëreshës jo. Ju lutem. Dalja këtu me monologun e virgjëreshës, ju lutem jo. Jo se u bëmë shumë në këtë vend që pas kaq shumë kohësh kemi disa njerëz që shfaqen sikur kanë ardhur nga hënë. Buxheti që kalon sot është kuptimplotë. Është buxheti i një force politike që si ka bërë bisht përballjes me dy kriza të njëpasnjëshme, nga tërmeti dhe pandemia. Keni të njëjtën tabelë shumëzimi si ata jashtë. Ju dhe opozita atje, bashkohuni që të hiqet tabela e shumëzimit nga ky vend që t’i shpëtojnë të gjithë. Vendosni që të liberalizoni aritmetikën. Liberalizojini këto se kështu si shkoi kjo punë, që të angazhoheni ën opozitë ta bësh të bardhën të zezë dhe aritmetikën subjektive. Çfarë mund ti ofroni ju shqiptarëve më shumë se sa ti çlironi nga stresi i aritmetikës. Më mirë se kaq s’dini të bëni. Kur ju thoni që mos të ketë tabelë shumëzimi, shqiptarët do ju besojnë. E keni dhënë me provë se jeni tap-topi. Tapa është jashtë dhe topi është këtu. S’ka rëndësi se ca jeni, por shqiptarë janë më të mençur.”, tha Rama.