“Mos e përmend më emrin tim o këlysh!” Pas kërcënimeve të hapura dhe gjuhës vulgare ndaj kryeministrit, reagon Rama ‘flakë për flakë’ ndaj Metës

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka shpërthyer me një fjalor banal ndaj Ramës, ndërsa e ka kërcënuar hapur. Reagimi në fjalë ka ardhur pasi kreu i qeverisë i kërkoi llogari për raportin e Dick Marty-t.

Rama sot bëri një pyetje publike, ku iu drejtua dhe presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, se pse votoi pro raportit të Dick Marty-t. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, e ka konsideruar Ramën tradhtar të kombit shqiptar, ndërsa e ka sharë me fjalë fyese si këlysh apo pis.

Blushi e ka ftuar Ramën të dalë në përballje me Metën para kombit shqiptar, që të marrë përgjigjen sy më sy. Pas kërcënimeve të hapura dhe fjalort banal ka reaguar menjëherë kryeministri i vendit, Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter e këshillon Presidentin tonë që mos ta lëshojnë gjuhën keq pasi i turpëroi dëshmorët që i ka dekoruar.