Mori lajmin ‘bombë’ për thirrjen në Hagë, Hashin Thaçi zbulon të vërtetën: Kjo është arsyeja pse ndodhi gjithçka

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë detaje për marrjen e tij në pyetje nga Gjykata e Hagës. Sa i takon pyetjeve nga prokurorët, Thaçi theksoi se nuk ka asnjë akuzë politike ndaj tij, por gjithçka ka ndodhur për luftën e UÇK.

“Dhuna në Kosovë nga ana e Serbisë, gjenocidi, ka adresë, është shteti i Serbisë, jo individë. Ata kanë funksionuar si shtet, Parlamenti, qeveria, shtabi, policia, ushtria, etj, etj. Unë besoj se një ditë rrëfimi im në gjykatë do të jepet hapur, ku do të mund ta dëgjojnë të gjithë ballafaqimin tim. Jam pyetur për gjëra që ata kanë menduar se i di. Kanë qenë gjëra që ne bashkë i kemi kërkuar dhe gjetur edhe në google. Unë nuk kam pasur asnjë akuzë politikisht, por vetëm për rolin tim në luftën e UÇK”, tha Presidenti Thaçi Real Story.