Mori goditjen e rëndë nga mazhoranca, revoltohet ashpër Presidenti dhe bën paralajmërimin e fortë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me draftligjin e hartuar nga mazhoranca për kompetencat e Presidentit. Meta është shprehur nga Bylisi se kjo është një përpjekje puçiste nga një parlament jo legjitim, të cilin qytetatët i kërkojnë çdo ditë që ta shpërndajë një orë e më parë.

“Zero interes per keto drafte dhe perpjekje puciste. Ky eshte nje parlament jo kushtetues, nje parlament ku qytetaret kerkojne shpernarjen e tij te menjehereshme. Nje parlament ku nje pjese e mire jane edhe tradhetare dhe mercenare. Per mua ka vetem nje interes qe eshte 25 prilli dhe populli i Shqiperisë. Une kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit te 25 prillit ky do te jete nje referendum shume i qarte pasi mbi 95% e shqiptareve do te votojne per Shqiperine ne Europe.”, tha Meta.