“Monopoli i tre kryetarëve do bjerë”, Jozefina Topalli publikon foton dhe bën paralajmërimin e fortë

Pas refuzimit për të qenë pjesë e listave për kandidatë për deputet të PD, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli bëri publike partinë e saj më të re ‘Lëvizja për ndryshim’. Në deklaratat e saja të ditëve të fundit, Topalli e ka shprehur qartë se nuk do të bashkohet me asnjë nga partitë e mëdha.

Madje përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli shkruan sot se rinia do t’i refuzojë dhe kështu monopoli i 3 kryetarëve do të bjerë. “Rinia do i refuzojë mbështetjen dhe monopoli i tre kryetarëve do bie”, shkruan Topalli.