Monika Kryemadhi rrëfen tmerin që kaloi: Mamaja ime do të kishte vdekur, ja kush e shpëtoi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka rrëfyer një situatë të vështirë me mamanë e saj.

“Mamaja ime në maj do kishte vde kur, sepse mendonte që ishte nga stomaku, por ishte e sëmurë nga zemra. Ishte mjeku i familjes, doktor Maksi, ai që e shpëtoi dhe i tha që duhet të shkonte te një kardiolog. Po të vazhdonte mamaja ime me mendimin e saj, që ishte edhe vetë personel shëndetësor, imagjino një person tjetër”, tha Kryemadhi për Ora News.