Monika Kryemadhi publikon pamjet, tregon personat që do të rrëzojnë kryeministrin Rama nga pushteti

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me gratë e LSI Durrës. Ajo shprehet se Durrësi është keqtrajtuar nga uzurpuesit e pushtetit. Sipas saj, do jenë këto gra të forta që do t’i thyejmë monopolet e krimit dhe klientëve të Rilindjes siç i quan ajo.

Postimi:

Durrësi është keqtrajtuar nga uzurpuesit e pushtetit. Ata kanë ndërtuar monopole në kurriz të durrsakëve duke sjellë shkatërrim të qytetit, varfërim të qytetarëve dhe vrasjen e shpresës tek brezi i ri. Zhvillova sot një takim tepër frymëzues me gratë e LSI Durrës, ku në vetëm pak javë me ekipin e ri të LSI Durrës janë bashkuar vajza e gra, profesioniste dhe sipërmarrëse në biznes, të cilat mirëpresin frymën e re që ne duam të sjellim për Durrësin dhe Shqipërinë.

Me këto gra të forta ne do t’i thyejmë monopolet e krimit dhe klientëve të Rilindjes. Ashtu siç kujdesen për familjen e tyre, ashtu do të kujdesen për t’ia kthyer Durrësin banorëve, ku zotër të qytetit, të shtëpisë së tyre të jenë vetë durrsakët.