Monika Kryemadhi paralajmëron ‘goditjen e fortë’ që do të marrë Rama së shpejti

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë në Pogradec ku kërkoi nga të gjithë që në 25 prill të shkojnë në kutitë e votimit që ti japin njëherë e mirë goditjen kësaj fatkeqësie që po I ndodh Shqipërisë.

“Fokusi ynë është që më 25 prill ne ti japim goditjen kësaj fatkeqësie që po i ndodh Shqipërisë. Ndoshta e gjithë klasa politike ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe për këtë situatë që jemi sot por më mirë vonë sesa kurrë,. Të reagojmë bashkërisht, me prindër, me shoqëri, me miq me shokë, me komshinj që më 25 prill ne ti drejtohemi kutive të votimit. Është e rëndësishme që ti drejtohemi kutive të votimit në mënyre të tillë që ti japim fund kësaj rrjedhje të trurit dhe të rinisë shqiptare”, tha Kryemadhi në Pogradec.