Monika Kryemadhi ‘lë nam’ në Sauk ngatërron Ramën me Metën, publikohet videoja që po ‘thyen’ rrjetin

Gjatë një takimi me banorët e Saukut në njësinë nr 2 në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ngatërruar presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Teksa po akuzonte qeverinë për situatën e përmbytjeve, Kryemadhi në vend që të thoshte se ka parë Ramën duke bërë xhiro me maskë, tha presidenti.

Fjala e Monika Kryemadhit:

“Dje pamë një xhiro që bëri mbi një argjinaturë presidenti (kryeministri), me maskat dhe e vetmja gjë e re që ka sjellë janë stilimet e maskave të tij, por asnjë gjë nuk po shikojmë në jetën e përditshme të shqiptarëve në familjet e tyre”,– tha Kryemadhi.