Monika Kryemadhi e ‘tradhton’ Lulzim Bashën, bën reagimin surprizë për Jozefina Topallin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga qyteti i Pogradecit ka reaguar për lëvizjen politike që krijoi ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

“I uroj suksese znj. Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kështu që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj. Ne jemi të hapur për të gjithë nuk është çështje e partive politike, këtu është çështja të gjithë kundër sektit të rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan.” tha ajo.