Monika Kryemadhi del jashtë çdo parashikimi, kërcënon me thyerje hundësh Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë nga Durrësi, e cila me siguri do të mbahet mend gjatë. Duke iu referuar qeverisë dhe kryeministrit Rama, Kryemadhi tha se LSI do të jetë forcë e parë për të ndryshuar politikën e krimit, dhe se do ti thyej hundët jo vetëm Edi Ramës, por kujtdo që do të degradojë qytetarët shqiptarë.

“Jo vetëm që LSI do të jetë forcë e parë, por avangard për të ndryshuar politikën e krimit. Do t’i thyej hundët, jo vetëm Edi Ramës, por kujtdo që do të degradojë qytetarët shqiptarë.