Modelja e njohur shqiptare realizoi testin e Covid-19 dhe filmoi gjithçka: Ndihesh sikur do të dalin sytë vendit. Ja si rezultoi

Emina Cunmulaj ka kryer testin e koronavirusit për herë të dytë, dhe ka treguar hap pas hapi të gjithë procedurën për ndjekësit e saj në Instagram.Modelja e njohur shqiptare, asistohet nga një profesioniste e cila i kryen tamponin në një ambient jashtë shtëpisë së saj.

Fatmirësisht Emina doli negative, por thotë se kjo është një ndër testet më të vështira që ka realizuar ndonjëherë në jetën e saj.

“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, ka shkruar ajo.

Emina ndan shpesh herë eksperienca të tilla private nga familja e saj.