Modelja e njohur shqiptare kërkon vota, zbulohet qyteti ku do kandidojë për deputete

Mos u çudisni nëse modelen dhe ish-banoren e Big Brother-it, Françeska Jaçe e shihni pjesë të politikës. Këtë na e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet një interviste 60-sekondëshe në Prive.

E pyetur nëse është e majtë ose e djathtë, Jaçe tha:

“Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë”.

Më tej, ajo tregoi momentin më të frikshëm në jetë:

“Kur kam bërë aksident para disa muajsh”.

A ekziston mundësia që Françeska të kthehet sërish në Big Brother?

“Varet nga sasia e parave që më ofrojnë”.

Po kështu, ndër të tjera, modelja u pyet se me kë prej shoqeve nuk flet më.lk

“Me disa prej tyre, dy”, tha ajo.