Mjeku Tritan Kalo bën deklaratën e rëndësishme, është mirë ta dëgjojmë të gjithë

Mjeku Tritan Kalo ka ndare me publikun nje mesazh te rendesishem. Kalo ne nje postim ne Facebook shkruan se jemi pa as më të voglin dyshim në javët e përballjes me dallgën më të madhe të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19.

“Vjeshta solli një RIKTHIM të vrullshëm të goditjes mbi shëndetin dhe jetët tona të këtij infeksioni tinzar, që po na ofron përditë të papritura si në furinë e tij goditësë, po ashtu edhe në larushinë e formave të shfaqjes dhe të ndërlikimeve të tija…Të mos harrojmë se Gripi dhe infeksione të tjera virale i ndajshtohen kësaj dallge. JO nënvlerësim, JO vetmjekim, JO mbimjekim shpesh dëmprurës.”, shkruan ai.

Kalo apelon për kujdes maksimal per tu perballur me kete virus.

“Të përpiqemi me URTËSI e jo të panikuar, me MËNDJEKTHJELLTËSI e jo me militantizëm të verbër partiak, me MIRËBESIM reciprok në aftësitë tona individuale dhe ato kolektive se, për ne ASGJË nuku është e pamundëshme për t’u mposhtur përfshirë edhe infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19, NËSE jemi dhe do të qëndrojmë kurdoherë sa bashku. TOGETHER FOREVER!!!,” shkruan mjeku Kalo në postimin e tij në rrjetet sociale.