Mjeku tregon se çfarë qëndron pas rritjes së frikshme të rasteve dhe viktimave me Covid-19 në Shqipëri

Mjeku urolog Artan Koni, u shpreh se në vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit, ku bën pjesë dhe Shqipëria, ka pasur mungesë transparence lidhur me shifrat e rasteve dhe viktimave në pikun e pandemisë.

Ai u shpreh se kjo transparencë filloi të rritej, në momentin kur Bashkimi Europian, miratoi planin e rimëkëmbjes ekonomike ndaj Covid-19.

“Në fillimin e kësaj pandemie, Europa Lindore dhe Ballkani sikur ishin më të stepur për të bërë një transparencë totale ndaj rasteve dhe ndaj numrit të vd ekjeve. Kishin një diferencë shumë të madhe krahasuar me pjesën tjetër të Europës, edhe përsa i përket rasteve e numrit të vd ekjeve.

Më pas, erdhi ndihma e Bashkimit Europian, ky plani afatgjatë i ndihmës, dhe besoj se nga kjo ndihmë e kanë rritur transparencë, çka mendoj se është diçka e mirë. Mesa është thënë është një plan ringritjeje i cili do ngrihet në kohë, por nuk është lekë cash që do u jepet vendeve”, – tha ai për Ora News.