Mjeku Sulçebe jep lajmin e rëndësishëm për koronavirusin që duhet ta lexojmë të gjithë

Mjeku i njohur Genc Sulçebe u shpreh se përdorimi i antibiotikëve në fazën e parë të të prekurve me Covid-19 është i gabuar. “Fatkeqësisht ka një abuzim në përdorimin e medikamenteve në këto infeksione. Një gjë është e qartë shkencërisht, është një infeksion viral, nga një virus ndaj të cilit deri tani nuk janë vërtetuar që të kemi medikamente që kanë efekt. Pra, antibiotiku në mënyrë absolute nuk ka asnjë efekt kundër këtij virusi.

Pra, të përdorësh antibiotik në fazën e parë kur nuk ke prova bindëse që kemi një infeksion mbibakterial është abuzive dhe e rrezikshme. Gjithashtu kortizonikët përdoren, por kur kemi këtë stuhinë e citokinave, një inflamacion të ekzagjeruar, që ndodh pas javës së parë, jo në fillim. Pra, të përdorësh edhe kortizonikët në fillim, jo vetëm është e gabuar por e dëmshme, se ne ulim forcat imunitare të organizmit, për të përballuar infeksionin. Kortizoniku duhet përdorur në një moment, kur mjeku e sheh që ky inflamacion është i ekzagjeruar, prapë pas ditës së 10, kur janë krijuar forcat imunitare, por po na dëmtojnë rrugët e frymëmarrjes. Duhet përdorur vetëm në ata individë që kanë nevojë për oksigjen”, tha Sulçebe.

Deri tani nga antiviralët e mirëfilltë vetëm Remdisiviri është vërtetuar se ka një farë efekti, por nuk është spektakolar. Psh. është vënë re që ai ka reduktuar shtrimin në spital nga 14 ditë e ka bërë në 11 ditë, por në vd ekshmërinë finale nuk është vënë re ndonjë ndryshim i madh. Ai duhet përdorur në kushte spitalore, sepse jepet intravenoz dhe ka një kosto të lartë. Ndaj theksoj që për individët që nuk kanë rreziqe, që janë nën 50 vjeç, nuk kanë sëmundje shoqëruese e kanë një formë të lehtë apo mesatare të infeksionit, nuk ka pse të përdoren edhe antiviralët. Ndërsa favira, nuk ka të dhëna shkencore të ketë efekt ndaj virusit’, tha Sulçebe.

Temperatura është një reaksion mbrojtës i organizmit, një tregues se kemi inflamacion. Temperatura mund të vazhdojë edhe 10 ditë, për arsye se virusi është i pranishëm në organizëm dhe akoma sistemi imunitar nuk e ka eliminuar virusin, ndaj që të rrijë temperatura deri ne 38-38.5 deri në 10 ditë kjo është një gjë e pranueshme. Hyn në fiziologjinë e veprimit të virusit. Nëse vijon më tej, duhet parë nga mjeku, nëse kemi një mbi infeksion bakterial, që është pak i mundshëm ose mund të kemi edhe fenomene të stuhisë së citokinave, që mund të ketë nevojë këtu edhe ndërhyrja e mjekut për kortizonikë, por vetëm nëse kemi vërtet probleme në frymëmarrje, pas ditës së 10”, vijoi më tej Sulçebe. Ndër të tjera imonulogu Sulçebe theksoi se që terapia me plazmë të japë efekt në të prekurit me Covid-19, ajo duhet nisur që në fillim të infeksionit.

Terapia me antitrupa, me plazmë, ka efekt por duhet bërë që në fillim të infeksionit, gjë që është vështirë, se të sëmurët nuk shkojnë në spital në tre ditët e para. Por, këtu do jetë një revolucion edhe antitrupat monoklonal, të cilët po prodhohen me inxhinieri gjenetike dhe së shpejti do të aprovohen. Bëhen që në fillim përmes injeksionit. Edhe presidenti Trump bëri një terapi të tillë, ku u kombinuan edhe antitrupat monoklonal, që ai i mori që në fillim, bashkë me remdisivir dhe një terapi shoqëruese, bëri që ai për 5 ditë të shërohej dhe u kthye në punë. Por ana negative e këtyre është se sasia e prodhimit të tyre duhet të jetë e tillë që t’i mbulojë të gjithë dhe çmimi i tyre është shumë i lartë”, theksoi mjeku për News24.