Mjeku reanimator tregon çfarë duhet bërë që të vihet nën kontroll COVID-19 në Shqipëri: Situata është e vështirë

Mjeku reanimator, Artur Hatia u shpreh se situata nga Covid-19 paraqitet e paprecedent, duke vlerësuar se pacientët tashmë duhet të trajtohen nëpër lagje.

“Situata është e vështirë, e ngarkuar, kapacitetet janë afër limiteve. E gjitha ka ndikuar edhe tek personeli. Ju keni dëgjuar edhe Italinë, që thoshin jemi tmerruar, kemi qenë keq etj. Situata është vërtetë e rëndë. Nuk ishim mësuar me kaq humbje jetësh. Kemi përjetuar situata të rënda në këto kohë, ka pasur njerëz që nuk ia kanë dalë dot të luftojnë koronavirusin.

Ne përpiqemi të krijojmë lidhje të forta me pacientët. Në mendimin tim, është me rëndësi që Covid-19 të kapet në kohë dhe kështu edhe terapia nis herët. Do sugjeroja rritjen e numrit të testeve, në funksion të trajtimit. Jam për fillimin e trajtimit të menjëhershëm të Covidit. Pas testimit, me ta të merren mjekët e familjes nëpër banesa. Kështu ulet numri i pacientëve në spitale. Duhet të nisim trajtimin e pacientëve nëpër shtëpi”, – u shpreh mjeku Hatia për News24.