Mjeku jep alarmin: Që nesër të mbyllen shkollat dhe transporti

Mjeku Arben Pilaca ka ngritur alarmin për situatën e koronavirusit në vend.Ai bëri apel që të mbyllen që nesër shkollat, transporti publik dhe aktivitetet jo thelbësore, për të frenuar pandeminë, përkundër tha ai, betejën do ta fitojë virusi. Sipas Pilacës duhet të parandalohet transmetimi.

“Situata që po kalojmë është me të vërtetë kritike, unë do të thoja që nëse ne do i japim avantazh virusit ai vetëm do të na sfidojë dhe do ta fitojë ai betejën. Mekanizmi më i fortë që mund ta frenojmë pandeminë është lufta në terren jashtëspitalore. Gjurmimi, izolimi nuk mjafton, duhet të parandalojmë transmetimin sa të mundim.Modeli ynë në fazën e dytë i ngjan Suedisë, e cila dështoi. Mendoj që masat shtrënguese janë të vonuara. Unë jam për ndërhyrje të forta, që kur e kishim kurbën më të ulët. Nuk them për gjoba e orare të kufizuara. Që nesër padiskutim të mbyllen shkollat e lokalet dhe aktivitetet që nuk janë jetësore, janë shumë gjëra që na jep ndjesia profesionale, kafet, restorantet dhe transporti publik të mbyllet që nesër”-tha mjeku.