Mjeku i njohur tregon skandalin që ndodh tek Infektivi, kërkon nxjerrjen urgjente të të afërmit nga spitali

Një mjek ditën e sotme nga Kashari është paraqitur pranë spitalit Infektiv për të nxjerrë të afërmin e shtruar dje në spital pasi nuk është i kënaqur me shërbimin që po i bëjnë.

Qytetari shprehet se e ka sjellë dje në orën 11:00, ndërkohë që sot është duke bërë procedurat dhe do ta nxjerrë nga spitali me oksigjen.

“Shkova për tu interesuar është mirë apo nuk është mirë. Ajo thoshte jo ti mos më bëj telefon, jo mos më thuaj. Si mos të pyes për njeriun tim. Dje e kemi sjellë në 11 nga Kashari. Duam ta largojmë ti shërbejmë vetë. Unë jam mjek vetë. Po bëjnë procedurat por po ma zvarrisin. Unë nuk dua të humbas minutat, i sëmuri kohën do të fitojë se pastaj është e vështirë për ta ndihmuar. Do ta lëvizim me oksigjen”.

Video: