Mjeku i njohur shqiptar tregon si të mposhtni virusin pa ilaçe: “Ky që po ju tregoj është mbrojtësi më i mirë”

Mjeku i mirënjohur Ardian Jorgji ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Open” me Eni Vasilin për të folur më tej rreth situatës së virusit në vendin tonë.

I pyetur se si është mënyra më e mirë për ta luftuar atë, Jorgji theksoi se ajo cfarë këshillon, është aktiviteti fizik. Mjeku u shpreh se në asnjë mënyrë një person i infektuar nuk duhet të shamngë aktivitetin fizik, përkundrazi ai këshillon që të qëndrojnë në lëvizje dhe sa më pak shtrirë.

Mjeku shtoi se të qëndruarit shtrirë e ndihmon virusin të zhvillohet ndërsa qëndrimi ulur apo ecja i ndihmon ata që të shërohen më shpejt.